Në një organizim e Grupit të Ndërmjetsimit në ambientet e Shkollës së Mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri është mbajtur një aktivitet me fëmijë nga Hendikos dhe Shkolla Filore “Ali Kelmendi”.
Nxënësit e “Bahri Haxhës” me këtë rast kanë shtruar një drekë me pije për nxënësit me aftësi të kufizuara, ku së bashku kanë kaluar momente së bashku me ta.
Poashtu krejt në fund për këta nxënës janë ndarë edhe dhurata për festat e fundvitit, duke gëzuar kështu këtë segment mjaft të ndjeshëm të shoqërisë sonë.