Të dhënat infografike të instituti GAP japin të dhënat mbi premtimet që kanë bërë dhe që kanë realizuar kryetarë të komunave të Kosovës.
Aty shfaqen të dhënat edhe të Komunës së Vushtrrisë, me numrin e premtimeve paraprake të kryetarit të Komunës si dhe të atyre që ka realizuar deri më tani.
Kryetari i Komunës së Vushtrri nga 38 premtimet deri në Korrik 2018, kur janë përditësuar së fundmi të dhënat në faqen e Institutit GAP, ka realizuar gjashtë premtime.
12 Premtimet kanë filluar, dhe dhjetë të tjera ende nuk kanë përfunduar.
Ndër premtimet që figurojnë si të përmbushura janë : Transperenca dhe Llogaridhënia, dhe publikimi i shpenzimeve javore; Subvencionim i Bujqësisë duke bërë ngritjen e serrave për bujqësi, pemëtari, blegtori dhe bletar;
Trajnimi i bujqve;Hartimi i projektit të Qendrës Historike të Vushtrrisë, brenda 12 muajve;Themelimi i çmimit komunal “Hasan Prishtina” dhe ndarja e tij për persona meritor në fushën e kulturës, artit, sportit dhe shkencës;Ndërtimi i argjinaturave për mbrojtje nga vërshimet me vlerë prej 54 mijë euro në bashkëpunim me donatorët, etj.
Detajet e plota me premtime e përmbushura të kryetarit të Vushtrrisë deri më tani i gjeni në detaje në faqen e Institutit GAP në linkun në vijim: http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet/kryetaret/27/komuna