La Zvicrën për të jetuar me 2500 shpezë të ndryshme , 6 ujq, mace të egra, dhelpra e deri te shpezët si shqiponja fëllënza Në fshatin Osekhylë të Gjakovës jeton familja tetë anëtarësh e Hysni Rexhajt, që merret me rritjen e qindrave shpezëve dhe shtazëve të egra.
Në kopshtin e tij zoologjik, mund të hasësh në mbi 2500 shpezë të ndryshme, 6 ujq, mace të egra, dhelpra e deri te shpezët si shqiponja fëllënza e çka jo tjetër.
Por, atraktiv është jeta me ujqit. Ai njërit prej prej katër ujqve të tij si shenjë mirënjohjeje Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Kosovën i ka vënë emrin “Trump”.
“Këtë emër ja kom ngjit si lloj falënderimi për Amerikën për me përkrahë Amerikën që na ka nihmu ka kontribu në kohën e luftës”, është shprehur fermeri, Hysni Rexhaj. Rexhaj la Zvicrën me tetë anëtar të familjes për tu kthyer në Kosovës që të merret me këtë punë qe e ka pasion që nga koha kur ishte fëmijë. /21Media