Të hyrat buxhetore për vitin 2018 konsiderohen të kënaqshme nga Ministria e Financave të Kosovës.
Ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, në raportin e tij të fundvitit ka njoftuar se buxheti i vitit 2018 në krahasim me atë të vitit 2017 kishte 5% rritje, shkruan gazeta inFokus.
“Gjithsej në deri ne fund të dhjetorit të hyrat buxhetore kishin një rritje prej 6%” thuhet në këtë raport.
Sipas këtij raporti, të hyrat buxhetore deri në vitin 2014 kanë pasur ulje e ngritje, ndërsa nga viti 2014 në buxhet ka pasur vetëm rritje. /Gazeta inFokus/