Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.
Kjo është bërë e ditur nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman, shkruan Indeksonline.
Në imazhe shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.