Sipas një raporti nga Nikkei Asian Review, kompanitë kineze u ofrojnë punonjësve të tyre subvencione për blerjen e telefonave Huawei. Në të njëjtën kohë ata gjithashtu mund të kërcënojnë punonjësit e tyre për blerjen e produkteve të Apple.
Sezoni i festave është një moment i mrekullueshëm për të përmirësuar teleofnin tuaj, por për ata që jetojnë në Kinë, opsionet mund të kufizohen. Pas disa problemeve midis Huawei dhe SHBA, kompanitë kineze u ofrojnë punonjësve të tyre zbritje dhe subvencione që shkojnë nga 10% deri në 100% nga Huawei.
Më shumë se 20 kompani aktualisht mbështesin Huawei dhe produktet e tyre. Disa kompani si Shanghai Youluoke Electronic and Technology ofrojnë deri në dy telefona Huawei pa pagesë për punonjës. Kompani të tjera si Shenzhen Yidaheng Technology po japin zbritje prej 18% në pajisje nga Huawei ose ZTE.
Gjëja e keqe është nëse zotëroni një iPhone. Kjo pajisje zakonisht përfaqësonte luks, por tani është diçka e keqe. Disa kompani kanë quar gjërat pak më tej.
“Një përpunues makinerish në Shenzhen, ku është bazuar Huawei, kërcënoi të konfiskonte pajisjet e Apple nga punonjësit dhe të pushonte nga puna ata që nuk bindeshin. Menpad, një kompani me bazë në Shenzhen, tha se do të ndëshkonte punonjësit që blejnë produkte të Apple.