Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë, Edvin Murati, i cili jeton në Francë ka komentuar menjëherë në një lidhje direkte për “Supersport” shortin e hedhur sot në Dublin.
“Nuk e di a është rastësi apo jo, por ne çdo vit me Francën po biem në short (qesh). Këtij grupi nuk i dihet, duhet të jemi gjithmonë optimist, dhe pse është shumë e vështirë”, tha ai.
“Kosova? Ata kanë gjithë atë ekip, çuna që bëjnë gola. Kanë disa ndeshje që po fitojnë. Mendoj se kanë më shumë shanse se ne”.
“Për Francën njësoj është, ata kanë lojtarë. Kanë tre ekipe gati, për Kombëtaren, ky është problem i të pasurve.. Mendoj se do jenë në vend të parë. Kemi Islandën pastaj, që e dimë që është ekip i fortë, por është e sigurt që Franca do dalë”, u shpreh Edvin Murati.