Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për orarin dhe vendet ku nesër (27 dhjetor) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në njoftimin, KEDS tregon arsyet pse do të ndalet rryma dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:
Në rajonin e Prishtinës, për shkak të punimeve investive, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:
NS 35/10kV Mazgiti:Dalja 10 kV Plemetin (Kodi: 15019003) 09:00 – 15:00
Vendet: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotinë, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Milloshevë (një pjesë).
NS 110/35/10 kV Palaj:Dalja 10 kV Palaj (Kodi: 18024001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendi: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.
Arsyeja e ndërprerjes në këto dy pika është ngritja e shtyllave dhe vendosja e ndarësit linjor, raporton kallxo.com.
Në rajonin e Pejës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:
NS 110/10 kV Deçani:Dalja 10kV Isniqi (Kodi: 53000008) prej orës 09:00 deri në ora 12:00
Vendet: Fshati Isniq
Arsyeja e ndërprerjes: Bartja e TS Balajt nga LP Strellci ne LP Isniqi.
NS 110/10 kV Deçani:Dalja 10 kV Strellci (Kodi: 53000004) prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Isniq, Lebush, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.
Ndërsa, në rajonin e Gjakovës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në :
NS 35/10 kV Malisheva:Dalja 10 kV Kijeva (Kodi: 82082007) 10:00 – 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë, raporton www.kallxo.com.
Arsyeja: Lidhja e kabllos – zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit 2018, LOT 7 Gjakova.