Në aksionin humanitarë që po zhvillohet për t’i dalë në ndihmë Behije Dragidelles, janë të shumtë ata që po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar shërimin e saj.
Këtë herë është mërgimtari nga Amerika, Hajrullah Halili, që ka dhuruar shumën prej 5 mijë euro që do t’i bashkangjiten mjeteve financiare për shërimin e Behije Dragidelles.
Halili që është me prejardhje nga Duboci i Vushtrrisë, edhe para disa ditësh ka ndihmuar me 1000kg miell për t’u dalë në ndihmë atyre që do të nuk do të mund të përballonin rritjen e çmimit të miellti e bukës, pas taksës ndaj produkteve serbe.