Me medalje presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë sot janë dekoruar disa nga oficerët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër dekoruarit me medalje të 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës ishte edhe veterani i luftës së UÇK-së, Mensur Kasumi nga Vushtrria.
Kasumi ishte pjesëmarrës edhe në luftën e Kroacisë,Bosnjës, Sllovenisë dhe Kosovës ku u shqua si një ndër ushtarakët më me emër.
Ai me fillimet e para të luftës iu bashkangjit rradhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, duke dhënë kështu kontributin dhe përvojën e tij edhe në luftën e Kosovës.