Kryeministri i Kosovës e ka filluar mbledhjen e Qeverisë duke matur një minutë heshtje për Policin e vrarë dje në Istog, Izet Demaj.
“Në nderim të policit të rënë dje në detyrë të mbajmë një minutë heshtje”, ka thënë kryeministri.
Sipas tij lidhur me ditën e djeshme është një fjalë e vetme.
“Beteja për krimin do të fitohet. Organet e rendit do ta fitojnë këtë betejë është e pakompromis”,tha ai./arbresh.info