Portiei i Bayern Munichut, Manuel Neuer i ka dhënë mbështetje boksierit shqiptar Shefat Isufi.
Isufi ka shpërndarë një video të Neuerit në Facebook, derisa e falënderon për përkrahjen, transmeton Koha.net.
Ai gjithashtu konfirmon se meçin e radhës nuk do ta ketë në muajin shkurt.
“Faleminderit Manuel shumë për përkrahjen tënde, por njëherësh desha t’iu njoftoj që ndeshja nuk do të zhvillohet në muajin shkurt por shumë shpejt do t’kemi lajme të reja. I uroj Manuelit dhe të gjithëve Vitin e Ri”, ka shkruar Isufi.