Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka deklaruar se sa më shumë goditet Lëvizja Vetëvendosje, aq më fort rritet, transmeton Gazeta inFokus.
“Sulm masiv mbi Levizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin Hashimët , Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë.
E paskan vendosë me dhanë territor si duket.Kot e kanë, nuk do të munden.
Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet”, ka deklaruar Aliu.
Të premtën, në seancën e mbajtur për organizatën “Syri i Popullit”, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në cilësinë e dëshmitarit, është deklaruar se mrapa organizatës në fjalë, qëndron Albin Kurti dhe Glauk Konjufca./Gazeta inFokus/