Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar pas miratimit të buxhetit për vitin 2019. Pasi LDK dhe VV lëshoi sallën, buxheti arriti të miratohet me votat e PSD-së nga opozita. Për këtë, Hoti, partinë e Shpend Ahmetit po e quan partner të koalicionit PAN.
“Partneri më i ri i koalicionit PAN, PSD me mandateve të palegjitimuara me votën e qytetarëve, mundësoi votimin e buxhetit 2019. Buxheti ishte çmimi i tyre. Qytetarët e Kosovës nuk harrojnë t’u japin përgjigjen e merituar atyre që ua deformojnë vullnetin politik”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Gazeta Express.