Në rundin e parë, Latifi ishte më i suksesshëm dhe kryesisht e goditi kundërshtarin nga kundërsulmi, meqë Anderson e kishte pjesë përbërëse të taktikës që të mbajë sa më larg Latifin duke përdorur gjatësinë e duarve dhe goditjet me këmbë, raporton Insporti.
Sidoqoftë, Latifi disa herë goditi me të djathin dhe ishte në gjendje të mbrohej nga sulmet e Andersonit.
Në rundin e dytë Latifi e pati në “klinç” kundërshtarin pas pak më shumë se një minute luftë, por nuk ishte në gjendje ta rrëzojë atë, edhe pse përdori fuqinë dhe aftësitë e tij prej një mundësi të shkëlqyeshëm.
Anderson sulmoi tri herë nga distanca Latifin dhe tri herë pati sukses, duke rimarrë kontrollin mbi luftën.Pikërisht duket se kapjet dhe tentimet ta nënshtrojë kundërshtarin e lodhën Latifin, i cili kah fundi i rundit të dytë nuk mund të mbrohej dhe pësoi goditje të njëpasnjëshme duke e humbur rundin.
Dy të djathta të Latifit, njëra nga kundërsulmi bënë që ai ta nisë më mirë rundin e tretë, që ishte shumë inkurajuese meqë Latifi njihet si luftëtar që herët i përfundon meçet dhe kishte dyshim nëse ka kondicion për tri runde.Sidoqoftë, ANderson kishte dyfishin e goditjeve në raport me Latifin dhe duelin e fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve raporton Insporti.
Për Ilir Latifin ky ishte dueli i 21-të në MMA, dhe tash ka 14 fitoreve, 6 humbje dhe një meç të anuluar (No Contest). / Insporti.com