Ua kanë dhënë aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të Serbisë në vitin 2010 se deklarata e tyre e pavarësisë nuk ka qenë akt ilegal. Ky është turpi më i madh të cilin ia kemi bërë vetes, ka thënë kryetari i Serbisë
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë në kongresin socialistëve serbe, me të cilët partia e tij e “progresistëve” është në koalicion, se Serbia e do maksimumin në raport me Kosovën, por kjo sipas tij nuk do të jetë e mundur, kushdo të qeverisë.
Megjithatë, sipas tij, ndonëse kur Ivica Dacic i ka filluar bisedimet me shqiptarët “nuk kanë pasur asgjë”, me punën e përbashkët të dy partitë kanë arritur t’i forcojnë pozitat e Serbisë dhe se tash “mund të luftojnë më shumë për popullin serb në Kosovë”, transmeton GazetaMetro.net.
“Lërini tregimet e tuajve e të mive se e tëra ka qenë e jona. Asgjë nuk ka qenë e jona. Kanë vënë kufi ndërmjet Serbisë qendrore e Kosovës në Jarinë e Bërnjak. Të gjitha ua kanë dhënë. Ua kanë dhënë aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të Serbisë në vitin 2010 se deklarata e tyre e pavarësisë nuk ka qenë akt ilegal. Ky është turpi më i madh të cilin ia kemi bërë vetes. Dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën përpiqen ekspertët tanë, ndërsa nuk mund ta mbrojmë”, ka thënë Vucic sipas medieve serbe./GazetaMetro.net