Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se e ka një konkurrent sa i përket emrit të tij.
Është lojtari bullgar, aktualisht luan te Dunav Ruse, që e ka emrin e njëjtë me të – Ismail Isa Mustafa, shkruan Periskopi.
29 vjeçari ka gëzuar një karrierë të pasur në futbollin vendor në Bullgari në vitet e hershme, megjithatë kohëve të fundit ai ka pasur vetëm rënie.
Fillet e tij si lojtar ai i mori në PFC Svetkavitsa, ndërsa kulmi mbetet kur ai kaloi te një nga klubet më të trofshme Levski Sofian.
Ai qëndroi tre vite aty, nga 2008 deri 2011, ku shënoi tre gola në 22 paraqitje.
Mustafa luajti edhe në Turqi tek Karabukspor, e në Rumani te Dacia Chisinau, por nuk është që pati ndonjë sukses të madh, për të përfunduar tash e një vit te Dunav Ruse, ku në 16 paraqitje ka shënuar pesë gola.
Me kombëtaren e Bullgarisë, ai luajti vetëm njëherë në një ndeshje jozyrtare miqësore ndaj Rumanisë, e cila përfundoi 0 me 0, më 7 shkurt 2015.
Babai i tij është me prejardhje turke, ndërsa nëna e tij ka prejardhje bullgare. /Periskopi