Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, kanë vizituar sot drejtorin e përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Bahri Berishën, ku ky i fundit, e ka njoftuar Kurtin për rënien drastike të importeve nga Serbia.
Në këtë takim, është biseduar për ndikimin e taksës dhe luftimin e kontrabandës, si dhe mundësia e shtimit të mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit.
“Në këtë takim, Drejtori Berisha njoftoi z. Kurtin dhe z. Bislimin me punën e Doganave të Kosovës dhe funksionimin e sfidat e tyre. Në interesimin e përfaqësuesve të LV-së ai i njoftoi edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës, si dhe u diskutua edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje