Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në mbledhjen e 35 të këshillit të kësaj partie ka folur për atë se çka e pret Kosovën gjatë 2019-s.
Kurti ka deklaruar se pa miratimin e Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike asnjë projekt nuk mund të shkojë përpara.
“Është detyra jonë që të mbajmë marrëdhënie korrekte me partinë tjetër opozitare LDK sepse ne jemi partitë më të mëdha në Kosovë dhe pa miratimin tonë asnjë projekt nuk mund të shkojë përpara”, u shpreh ai, shkruan Insajderi.
Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se nuk mund të shkohet përpara me blerje të PSD-ve e shantazhime të AAK-së e Nisma-s.
Madje Kurti paralajmëron se nëse tentohet në këtë mënyrë të qohen përpara projekte, atëherë këta të PDK-së do të përballen me protesta.
“Nëse dua ti qojnë përpara projektet me dhunë me blerje të PSD-ve e me shantazhime të AAK-së e të Nisma-s atëherë këta të PDK-së do të përballen edhe njëherë me vendosmërinë e qytetarëve, kësaj radhe jo për ti ndalur, por për të shkuar edhe në zgjedhje të reja, që do t’i jepni fund pazareve e fillim zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale e drejtësisë institucionale në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se viti 2019 ka për të qenë i vështirë për Kosovën nëse nuk e ndalin siç thotë ai presidentin e pazareve me Kosovën e kryeministrin e rritjeve të rrogave për veten.
“Por duke e njohur vendosmërinë e Lëvizjes sonë dhe popullit tonë, unë jam i bindur se këta pushtetarë nuk do ta kenë të lehtë, në fakt do ta kenë shumë të vështirë”, ka deklaruar Kurti, shkruan Insadjeri.com