Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për më shumë se një vit më parë ishte shfaqur në humor të mirë gjatë një takimi me kryeministritn e atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafën.
Madje Mogherini kishte deklaruar se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikojnë marrëveshjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte.
”Dua ta përsëris se nëse parlamenti procedon dhe e voton ujdinë për demarkacionin edhe ne jem gati të lëvizim shumë shpejt me procesin e liberalizimit dhe me rezultate shumë konkrete për qytetarët e Kosovës”, kishte pohuar Mogherini në mars të 2017-ës në një konferencë për media dhe kjo nuk ishte deklarata e saj e vetme në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë të kosovarëve.