Kryeministri Ramush Haradinaj pas zjarrfikësve ka vizituar edhe Policinë e Kosovës për t’i falënderuar për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë në shërbim të atdheut.
I pari i Qeverisë është zotuar se Policia do të ketë pagë të dinjitetshme dhe sigurim jetësor.Ai tha se sot kur të gjithë festojnë është Policia e Kosovës ajo e cila mobilizohet pët të siguruar sigurinë e qytetarëve.
Ja postimi i plotë i tij:
Sot, kur të gjithë ne festojmë, është Policia e Kosovës, ajo që është e mobilizuar për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Në prag të ndërrimit të moteve, vizitova policët tanë për t’i falënderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të atdheut. Qeveria e vendit është zotuar që Policia jonë të ketë pagë të dinjitetshme dhe sigurim jetësor. Përherë në mbështetje të saj!