Për t’u dalë në ndihmë fermerëve Komuna e Vushtrrisë sot ka bërë ndarjen e kontigjentit të parë të subvencioneve për fermerët vushtrrias, kryesisht makina të cilat u shërbejnë atyre në veprimtarinë që ushtrojnë si fermerë.
Participimi i tyre ka qenë nga 10 deri 15 perqind të vlerës së aparateve kurse pjesën tjeter e ka financuar komuna perkatësisht Drejtoria e Bujqesise,Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë ndarjes së këtyre subvencioneve Bujqëve iu premtua përkrahje edhe nga kryetari si dhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë.