‘Burri’ që la shtatzënë 13 vjeçaren nga Elbasani, është po ashtu një i mitur, 17 vjeçar.
13 vjeçarja H.XH e cila u bë nënë në QKUK ka treguar për t7 pse ka ardhur nga Elbasani në Gjakovë. Ajo ka thënë që në Kosovë ka ardhur për ta takuar babin e saj që punonte me hekura.
Sipas të miturës, ajo nuk kishte ardhur e vetme në Kosovë. Bashkë, me të ka qenë edhe burri i saj, që gjithashtu është i mitur dhe është vetëm 17 vjeçar.
Ata kanë hy në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë. Por, asaj për shkak se ishte shtatzëne i është dashur që të marr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aty në Klinikën e Gjinekologjisë edhe ka lindur fëmijën e saj. E mitura edhe këtë të mërkurë ka qenë e shtrirë në këtë klinikë.
Ndërkohë, lidhur me për përgjegjësinë ligjore, avokatë të njohur janë është shprehur se marrëdhënia seksuale me fëmijë të moshës së tillë është absolutisht e dënueshme pavarësisht moshës së personit mashkull./Gazetametro.net