Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, është i ftuar në emisionin ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës.
Çollaku ka folur për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe raportet e Thaçit me kryeministrin Haradinaj. Ai tha se ideja e ‘korrigjimit’ të kufijve e presidentit nuk nënkupton cenimin fizik të territorit të Kosovës, shkruan gazetametro.net
Në lidhje me raportet mes Thaçit dhe kryeministrit Haradinaj, Çollaku tha se nuk ka përplase në mes presidentit dhe kryeministrit. Ai shtoi se nuk beson që Haradinaj ka diçka kundër që shqiptarët e Luginës, Medvexhës dhe Bujanocit t’i bashkohen Kosovës.
Kjo deklaratë në lidhje me raportet në mes të dy liderëve të vendit sikur bjen ndesh me deklaratën e vetë kryeministrit Haradinaj. Ky i fundit në një intervistë javë më parë, kishte deklaruar se raportet e tij me Thaçin janë ftohur paksa për shkak të mospajimeve në lidhje me idenë e ‘korrigjimit’ të kufijve. /gazetametro.net