Kur edhe pak kohë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve ajo që zakonisht e shoqëron këtë moment janë fishekzjarrët, por edhe të shumta janë herat kur kjo është festuar edhe me armë, e ndonjëherë kjo nuk ka kaluar as pa viktima.
E kur jemi pikërisht te ky moment, është këngëtarja nga Vushtrria, Ezo Menic, ajo e cila ka postuar një lutje në llogarinë e saj në facebook që të mos festohet me armë.
Tutje ajo shpjegon në statusin e saj që para shtatë vitesh ka humbur dikë të afërm nga familja e saj, ku edhe sot e asaj dite në familje ende kujtohet trishtimi i asaj kohe.
“Ju lutem shum festoni por jo me Armë, mos vrisni me vetedijen e juaj.” ka shkruar Menic në statusin e saj.