Me anë të një komunikate për media, KEDS ka njoftuar se ka angazhuar rreth 300 punëtorë me makineritë shtesë në terren për t’i rregulluar dëmet që kanë shkaktuar të rreshurat, erërat dhe presionet atmosferike në rrjetin distributiv.
”Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë është përmirësuar pothuajse në gjithë vendin. Sipas informatave të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar dhe duke vazhduar edhe sot, në kushte jashtëzakonisht të rënda, ne një terren jo të përshtatshëm, KEDS ka arritur që të rregullojë pothuajse të gjitha prishjet”.
Ndërkaq ata thonë se varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga to kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar.