Ish- presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe kreu i Partisë popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç ka reaguar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq. Pasi ky i fundit e quajti hajn e kriminel i vogël, i cili ka gisht në protestat e organizuara.
Gjatë një intervistë për “Blic”, Vuk Jemremiç përmendi Vuciqin duke thënë se është një njeri me një njeri i sëmurë.
“Nuk është duke vepruar në mënyrë të arsyeshme. Vuçiq, për fat të keq, është një njeri me shëndet të dukshëm të dëmtuar” – tha Jeremiç.
Presidenti i Serbisë gjatë interviste dhënë për Tanjug në ditën e djeshme në lidhje me protesta e organizuar ka përmendur edhe Vuk Jeremiçin duke e quajtur si kriminel i vogël dhe hajdutë.
Duke folur për protestat Vuçiq ka thënë se protestat që po zhvillohen në Beograd janë politike, por është e rëndësishme që ato të jenë demokratike dhe paqësore, shkruan Insajderi.
Sipas tij njerëzit që po protestojnë meritojnë vëmendje por nuk duhet të hynë në shportën e njëjtë me siç i quan ai kriminelët e vegjël si Nikolas Sandulović, Djilas, Jeremiç e Obradoviç, të cilët sipas tij po tentojnë të plaçkitin vendin.