Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë me dije komisionarit Evropian për Zgjerimit, Johannes Hahn, se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë vendit tonë në vazhdimësi, Serbia.Haradinaj gjatë takimit me Hahn ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.Ai ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në.
Haradinaj tha se të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet.Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.