Aksioni i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, respektivisht njësitet e Stacionit Policor – Jugu, të mbështetura nga njësitet e NjRSh-së kanë vazhduar aksionin e tyre në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal në rrugën “Ali Vitia”.
Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj ka konfirmuar se me këtë janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë, 2 fishekë, 1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike.
Ky operacion është kryer në koordinim me Prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës paraprake.
Si nisi gjithçka
Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kërkim të personave të dyshuar për vjedhje e grabitje.
Operacioni është zhvilluar në 7 lokacione të ndryshme përderisa njëri nga të kërkuarit ka qenë i kërkuar për 13 raste të ndryshme, përfshirë edhe vjedhje.
“Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes me së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj.
Sipas Ahmeti – Hajrizit, një operacion i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës është zhvilluar sot në orët e pasdites, nga njësitet e stacionit policor të Drenasit, të mbështetura nga njësitet e NjRSh-së, ku janë ndërmarrë 7 aksione në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Sankovc, Kizharekë, Korroticë e Lartë, në qytetin e Drenasit dhe Shtuticë.
Me ç’ rast janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa të Gjykatës. Komfor urdhëresave të Gjykatës dhe kompetencave policore.
Personat e arrestuar janë, A. S, me 13 urdhëresa të Gjykatës, I. D, me një urdhëresë të Gjykatës si dhe A.B, me 1 urdhëresë të Gjykatës, janë dërguar në vuajtje të dënimit.