Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës- SBASHK në një konferencë për media shpalli grevën njëorëshe për nesër (27.12.2018) për shkak të paralajmërimit se mund të votohet projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019. Drejtuesit e kësaj sindikate thanë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6. Ai tha se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00.
Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9. Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.