Pavarësisht se nuk arriti të dalë fitues dhe të marrë titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, boksieri Tyson Fury ka vazhduar me paraqitjet e tij të veçanta.
Fury u ndal baras me kampionin Deontay Wilder në një meç që po cilësohet kontrovers për vendimin nga gjyqtarët. Fury u rrëzua dy herë nga Wilderi, por dominoi gjatë gjithë meçit.
Pas meçit në konferencën për media, Fury vazhdoi me spektaklin. Ai nisi të këndojë para gazetarëve këngën e njohur amerikane “American Pie”.
Oh, Tyson Fury 🎤😂#WilderFury pic.twitter.com/aKxG8GM1D0
— BBC Sport (@BBCSport) December 2, 2018