Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi është deklaruar në lidhje me mesazhet telefonike me bashkë partiakun e tij, Dardan Molliqaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se biseda e tij me Molliqajn nuk ka të bëjë me dorëheqjen e tij nga PSD-ja.
Krasniqi ka thënë se ai ka qenë duke biseduar për një person të tretë me Molliqajn, shkruan Gazeta Insajderi.
“Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush. Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka vazhduar kritikat ndaj medieve duke i quajtur “spiune”.
“Mediet që paskan “spiunuar” prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithçka”, ka shkruar në fund Krasniqi.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe vetë Molliqajn i cili ka thënë se biseda e djeshme përmes mesazheve telefonike me Frashër Krasniqin, gjatë senacës për miratim të buxhetit nuk ka asgjë për të fshehur.
“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit. Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara”, shkruan Molliqaj. /Insajderi.com