Në prag të festave të fundvitit është ndërmarrë një aksion nga të rinjët e LDK-së në Vushtrri, të cilët kanë menduar për tu dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë.
Është Forumi Rinor i LDK-së në Vushtrri që sot me një iniciatëvë të tyre kanë bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Një aktivitet i tillë është bërë i formës tradicionale ku ka disa vite që afër ndërrimit të moteve u dilet në ndihmë familjeve në nevojë.