Shefki Kuqi ka qenë një prej futbollistëve shqiptarë më të njohur në Europë. Që në kohët më të hershme, atëherë kur pak prej futbollistëve tonë luanin në nivele të larta europiane, arriti të provonte shijen e “Premier League”.
Me klubin e Swansea, Kuqi fitoi edhe zemrën e tifozëve. Nga ana tjetër, klubi anglez nuk e harron lehtësisht këtë lojtar. Me anë të një postimi në “Facebook”, ekipi që tashmë luan në “Championship” dhe ka një tjetër shqiptar në përbërje të tij, Bersant Celinën, kujton njeriun fluturues.
Të paktën, kështu duket në festimin e pazakontë të atij goli të publikuar. Kuqi feston pas golit, sikur të jetë në një “pishinë” ku mund të hidhet pa e vrarë mendjen gjatë. “Fluturo Fin”, ishte kjo mënyra sesi Swansea kujtoi golin e një fitore dramatike nga ana e Kuqit. /Shqiperia.ch/