Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur në protestë për të kërkuar liberalizim të vizave.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka filluar marshin protestues nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar heqjen e regjimit të vizave që po ia pamundëson kosovarëve lëvizjen e lirë në Evropë.
10 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova ende se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave megjithëse thuhet se janë plotësuar kriteret e parapara.
Nga ana e BE-së është përmendur viti 2020 si më realisti për arritjen e liberalizimit.