Edhe një orë na ndajnë nga ndeshja për kampion vjeshtor të cilën ekipi bardh e kaltër nga Vushtrria do ta zhvilloj ndaj Vllaznimit.
Fitorja eventuale e Vushtrrisë do t’i jepte asaj epitetin e kampionit vjeshtor, dhe hapin e madh drejt ligës elitë të futbollit kosovar.
E veçanta e kësaj ndeshje është se klubi nga Vushtrria do të ndeshet me njeriun i cili si trajner bëri kampion klubin tonë, Ismet Munishin, i cili sot është në udhëheqje të Vllaznimit.
Ndeshja fillon nga ora 13.00 dhe ka disa ditë që janë mobilizuar qytetarë e tifozë për një përkrahje sa më masovike në këtë përballje të rëndësishme.