Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dy kadetë të FSK-së diplomohen në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë

    27/12/2018 | 14:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kadetët e FSK-së, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, ditë më parë u diplomuan në Akademinë Ushtarake “Bundeswehr –Offizier Lehrgang” të Republikës Federale të Gjermanisë.

    Kadetët e FSK-së i kanë përfunduar me sukses studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani, ku edhe janë graduar në gradën nëntoger.

    Nëntogerët, Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini, pas kryerjes së Akademisë Ushtarake janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në Departamentin e Logjistikës, pasi që edhe studimet i kanë mbaruar në këtë fushë, njofton kumtesa.

    Të dy nëntogerët e sapoemëruar në detyrë, u shprehen të kënaqur dhe shumë mirënjohës ndaj FSK-së që ju ofroi mundësinë për të studiuar në një shtet mik dhe të fuqishëm si Gjermania, e cila vazhdimisht ka kontribuar për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, duke e ndihmuar në të gjitha fushat si në fushën e arsimimit, trajnimeve, logjistikës (pajisje logjistike), mjekësore (pajisje mjekësore), transportit etj.

    Akademia ,,Bundeswehr–Offizier Lehrgang” në Gjermani është e njohur për cilësinë e lartë të shkollimit në nxjerrjen e kuadrove profesionale dhe specialistike në degë të ndryshme ushtarake dhe në logjistikë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.