Drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu sot është detyruar t’i kontrollojë të gjithë pacientët që kishin probleme nga zemra, kjo pasi që shumica e kardiologëve të QKUK-së do të jenë në sallën gjyqësore për aferën ‘Stenta’, shkruan Gazeta Blic.
Sejdiu i cili gjendet në ambulantën e QKUK-së, është duke i trajtuar një nga një pacientët.
Kujtojmë që në aferën ‘Stenta’ janë të përfshirë një numër i madh i mjekësh. Ata dyshohen për veprat penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.
Fotografia e siguruar nga Gazeta Blic: