Djuric konsideron se kryeministri Haradinaj është në panik pasi qeveritë e botës po e kundërshtojnë taksën kundër Serbisë, transmeton gazetametro.net.
Kryeministrja e Qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabic ka informuar të gjithë politikën botërore, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama për ‘masat e paligjshme dhe anti-civilizuese të Kosovës, duke bërë që elita politike shqiptare në Kosovë të ketë panik dhe frikë nga një betejë diplomatike e Serbisë’, ka thënë drejtori i Zyrës Serbe në Kosovë, Marko Djuric.
Djuri ka thënë se Haradinaj di vetëm gjuhën e dhunës, e cila nuk është e dëshirueshme në një botë të qytetëruar.
“Ramush Haradinaj është mërzitur se të gjitha qeveritë e botës sot përballen me argumente kundër regjimit të dhunshëm të Prishtinës.
Haradinaj, i cili vetëm e di se si të flasë gjuhën e dhunës, nuk e kupton se sjelljet e tij nuk janë të dëshirueshme në një botë të qytetëruar dhe se nuk janë pjesë e një instrumenti politik paqësor, ” tha Djuric./Gazetametro.net