Sot në Banjallukë ka ndodhur sot një përleshje ndërmjet protestuesve serbë të Republikës Serbe dhe policëve të këtij entiteti në Bosnjë e Herecegovinë, transmeton Koha.net.
Në shikim të parë asgjë e jashtëzakonshme, përleshje gjatë një proteste që mëtonte zbardhjen e një vdekje engimatike të një të riu nga ky qytet.
Por, kërkesa e protestuesve devijoi shumë kur ata filluan ta përmendin Kosovën. Në kontekst urrejtës, natyrisht.
Siç dëgjohet dhe shihet në këtë video, protestuesit të zemëruar pas ndërhyrjes së policisë iu drejtuan asaj me fjalët: “Shkoni në Kosovë”.
Thirrje të tilla publike që tingëllojnë si thirrje për luftë, nuk ka pasur kaherë nga kjo anë e B e H-së,
Nga politikanët e Republikë Serbe shpesh kanë ardhur porosi kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Qytetarë të saj shpesh kanë hyrë në veriun Kosovës, “për të dëshmuar soldiaritetin e tyre” me serbët e kësaj pjese të vendit.