Komuna e Skenderajt, ngjashëm si komunat e tjera është dekoruar me rastin e festave të fundvitit.
Kryetari i kësaj komune Bekimi Jashari, në Facebook, ka thënë se me qyteti është gati për t’i uruar mirë se ardhje vitit 2019.
“Me po aq ngrohtësi sa dritat vezulluese nga dekorimi i qytetit tonë, në prag të festës së Vitit të Ri, që është transformuar në një ambient tejet të këndshëm, të gjithë bashkatdhetarëve tanë iu uroj mirë se ardhje në vendlindje!
Dekorimi i qytetit tashmë konsiderohet i përuruar, ku gjithçka duket gati për t’i uruar mirë se ardhje vitit 2019”, ka shkruar Jashari. /Telegrafi/