Një 33-vjeçar shqiptar është dëbuar nga autoritetet italiane, për shkak të disa mesazheve kundër Krishtlindjeve.
Shqiptari akuzohet se kishte publikuar disa mesazhe në faqen e tij në rrjetet sociale, kundër festimit të Krishtlindjeve, shkruan ‘Mattinopadova’.
Mediat italiane bëjnë me dije se Shaban Caca, që prej vitesh jetonte në Padova, i është ndaluar hyrja në Itali për 10 vite. Ai cilësohet si eksponent i rrezikshëm për terrorizmin dhe nxitës i urrejtjes sociale.
Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Ministria e Brendshme italiane. Ndërkohë vet ministri Matteo Salvini ka deklaruar se: “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.