Afro 22 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vraree, Izet Demaj, shkruan Gazeta Express.
Kjo nismë që fillimisht ka synuar mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”.
Deri më tani janë grumbulluar 21 mijë e 114 euro.
Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.
Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.
Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza.