Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se SHBA nuk është e interesuar të bëhet pjesë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Ministri serb e vlerësoi se përfshirja e Amerikës në dialog, është vetëm një dëshirë e Prishtinës.
“Kjo është dëshira e Prishtinës dhe ne nuk do të lejojmë ndryshimin e formatit të dialogut, veç nëse merr pjesë edhe Rusia”, tha Daçiq, transmeton Insajderi.
Sipas kryediplomatit serb, nuk ka iniciativa zyrtare për ta ndryshuar formatin e bisedimeve mes dy shteteve.
“Ndryshimi i formatit nuk është temë që po diskutohet. Nuk jemi të çmendur që të pranojmë zgjerimin e dialogut me shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por jo edhe Rusinë dhe Kinën”, deklaroi Ivica Daçiq. /Insajderi.com