Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se ideja e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të përfshijë ndryshimin e kufijve, “nuk është lënë mënjanë”, por është “iniciativë e vetme konkrete në qarkullim”.
Dacic tha se “status quo-ja është gjendja e pamundur”, që do të rezultojë në zhdukjen e serbëve nga Kosova dhe konfiskimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë, transmeton gazetametro.net.
Ideja e demarkacionit nuk është vënë anash, përkundrazi. Një nga konfirmimet e fundit të kësaj ideje erdhi nga ish-komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, i cili tha se kufiri mes Serbisë dhe Kosovës nuk ekziston, dhe se ajo duhet përcaktuar vetëm përmes marrëveshjes, përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Daçiç në intervistë për Kurir.
Ai gjithashtu tha se Kosova nuk është më e mbështetur nga Perëndimi, pas futjes së detyrimeve të importit të 100 për qind, dhe se dialogu në mes të dy palëve në Bruksel do të vazhdojë pas heqjes së këtyre masave.
Sidoqoftë, edhe presidenti serb Aleksandar Vucic, po flet në publik rreth një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën, të cilën i pari i shtetit serb e ka quajtuar si ‘të dhimbshme’.
Ndryshe, në Kosovë ka një skepticizëm rreth idesë së ndryshimit të kufijve, mirëpo ajo po proklamohet nga presidenti Hashim Thaçi, si ide që po e përkrah Amerika dhe fuqitë e tjera./gazetametro