Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë, në fillim të javës me shi, ndërsa nga e marta edhe me borë.
Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 0 gradë Celsius, përcjell gazetametro.net.
24.12 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe erëra të fuqishme, e vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.
25.12 – Mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.
26.12 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
27.12-28.12 – Të enjten në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Edhe ditën e premte në mëngjes ngrica, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët.