Për herë të parë në Vushtrri me rastin e festave të fundvitit do të organizohet një aktivitet i cili para së gjithash ka si qëllim bamirësinë.
“Çajfest” mban emrin ngjarja e cila do të organizohet me datat 28 deri më 30 dhjetor, një aktivitet ky në të cilin qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë çajin, por edhe muzikën që do ta shoqërojë atë.
Krejt kjo është bërë me mbështetjen e Komunës dhe disa bizneseve lokale që kanë shprehur dëshirën për mbështetjen e një aktiviteti të tillë.