Të rinjtë vushtrrias këtë herë kanë ardhur me një organizim krejt më ndryshe.Faton Tërnava iniciatori i gjithë kësaj me mbështetjen e shumë të rinjve vullnetar për herë të parë po organizojnë Festivalin e Cajit “Caj Fest” në Vushtrri.Në “Caj Fest” me produkte do të marrin pjesë brende të ndryshme të cajit siq janë:Emona Brand,Unioni dhe Caj Dea Premium.
Festivali do të mbahet për tri ditë rresht,të Premten me datë 28 Dhjetor nga ora 13:00 deri në orën 22:00,dhe të Shtunën dhe të Dielën me datë 29 dhe 30 Dhjetor nga ora 17:00 deri në orën 22:00.Përgjatë Festivalit do shërbehet caj,biskota dhe do të ketë muzikë.Të gjitha mjetet monetare të grumbulluara nga ky Festival do të shkojnë për ndihmë të familjeve në nevojë.
Ky aktivitet mbështetet edhe nga komuna e Vushtrrisë dhe bizneset tjera lokale.
Shkrim nga:Ardiana Lahu