Euforinë e nxehtë të përgjimeve të telefonit të Dardan Molliqajt, e ka shfrytëzuar publicisti Berat Buzhala, për ta goditur Shpend Ahmetin, duke i thënë se po shihet ‘se kush është më i afërt me shefin e PDK’së, Kadri Veselin’, transmeton gazetametro.net.
Buzhala nuk e ka lënë pa e përmendur një debat të ‘nxehtë’ në t7, ku Shpend Ahmeti e akuzoi këtë të fundit se është njeri i kadri Veselit.
Ai thotë se Shpendi tani po u thotë deputetëve të partisë së tij, t’i përdorin argumentt e Kadrisë ‘ për të votuar buxhetin e qeverisë’.
‘E tash, a e mbani mend kur ishte Shpend Ahmeti ne Pressing, qe me sulmojke si njeri i Kadri Veselit? Disa prej jush, madje, e patet guximin me thane “t’ka myte Shpendi.”
Ja pra, i njejti Shpend, qe u thote deputeteve te partise se tij, perdorni argumentet e Kadrise per me e votu buxhetin e qeverise.
Kush eshte njeri i Kadrise? Oh shyqyr bre qe po rrnojme mjaftueshem gjate sa me e pa karakterin e secilit prej nesh,’ ka shkruar Buzhala.
Ndërkohë pasditen e sotme, u publikuan përgjimet e telefonit të deputetit Dardan Molliqajt, i cili edhe u deklarua para pak minutash për këtë çështje./gazetametro.net