Një burrë amerikan ka dërguar në polici një çantë me 10 mijë dollarë brenda, që e gjeti në një platformë metroje.
Syri i Richard Taverna kapi shpejt çantën “blu Chanel” në platformën e trenit në Lincoln Center të enjten në mëngjes.
“E mora dhe e pashë mos kishte ndonjë mjet identifikimi, kështu që mund të gjeja personin e duhur”, tha ai.
Brenda çantës kishte një shënim në rusisht. Pasi nuk gjeti agjent policie në stacion, burri e çoi atë në stacionin policor.
“E hapja çantën, dhe kishte një pirg të madh parash”, tha ai.
Kishte njëqind dollarë me kartëmonedha 100 dollarëshe, në total prej 10,000 $.
Taverna nuk mund të mendore dy herë, pasi e dinte gjënë që duhet të bënte, transmeton oranews.
“Nuk ishte e imja. Nëse dikush humbi $ 10,000, ndoshta po kalon shumë ankth”, tha Taverna.
Policia konfirmoi se qesja i përkiste një gruaje që jeton në Manhatan. Ajo po shkonte me pushime në Rusi dhe vetëm pak orë pasi e kuptoi se humbi qesen, ajo paraqiti një denoncim në polici, për të njëjtin vend ku burri tha se e gjeti çantën.
“Unë mendoj se është diçka që shumica e njerëzve do të kishin bërë. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”, shtoi Taverna.